Muzeu Kombëtar i Irakut(Foto:VCG)
Edicioni i gjashtë i Forumit të Qytetërimeve të Lashta filloi të dielën në kryeqytetin irakian Bagdad, ndërsa Iraku theksoi nevojën për mekanizma të përbashkët për të reduktuar kontrabandën e pasurisë kulturore, shkruan “Xinhua”.
“Ky forum është një qasje diplomatike për promovimin e partneriteteve strategjike midis qytetërimeve dhe kulturave, si dhe koordinim të qëndrueshëm për të mbështetur përpjekjet globale në përballjen e sfidave humanitare dhe kulturore”,- deklaroi ministri i Jashtëm irakian, Fuad Husein, në ceremoninë e hapjes.
Muzeu Kombëtar i Irakut(Foto:VCG)
Hussein theksoi nevojën për të gjetur një mekanizëm të përbashkët për të frenuar kontrabandën e pasurive kulturore, viktima të së cilës bien vendet në mbarë botën.
Aktet e vandalizmit dhe tregtisë së paligjshme u praktikuan nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik në Irak, tha ai, duke shtuar se aktet nuk mund të fshijnë historinë dhe qytetërimet që përfshinin mijëra vjet.
Qeveria irakiane ka arritur të kthejë më shumë se 18.000 artefakte që datojnë në periudha të ndryshme historike përmes bashkëpunimit me partnerët dhe miqtë e Irakut, sipas ministrit.
Muzeu Kombëtar i Irakut(Foto:VCG)
Ai shprehu besimin se forumi do të përmirësojë bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh midis vendeve për të koordinuar kthimin e artefakteve të vjedhura, si dhe për të mbrojtur ato prona historike nga të gjitha aktet e trafikimit të paligjshëm.
Në forum morën pjesë dhjetë vende, përkatësisht Iraku, Kina, Egjipti, Irani, Greqia, Italia, Peruja, Bolivia, Armenia dhe Meksika, me pjesëmarrjen e Miguel Angel Moratinos, përfaqësues i lartë për Aleancën e Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara. (Fatosi)