Afganistani merr 40 milionë dollarë të tjera ndihmë në para
2022-12-06 16:15:48
Afganistan(Foto:VCG)
Afganistani mori të hënën 40 milionë dollarë amerikanë në para të gatshme si pjesë e ndihmës humanitare, njoftoi “Da Afghanistan Bank” (DAB), banka qendrore e vendit, citon “Xinhua”.
Paratë e marra rishtazi janë depozituar në një bankë komerciale, bëri të ditur “DAB” në një deklaratë.
Afganistan(Foto:VCG)
Kjo është sasia e dytë prej 40 milionë dollarësh që i është dërguar Afganistanit gjatë ditëve të fundit.
Rezerva valutore e Afganistanit është rritur në më shumë se 1.5 miliardë dollarë për shkak të injektimeve të parave të gatshme gjatë vitit të kaluar. (Fatosi)
Lajmet Kryesore