Kryediplomati kinez uron për zgjedhjen homologun e vet malajzian
2022-12-06 17:32:46

Foto: VCG

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm Wang Yi i dërgoi të dielën një mesazh urimi Zambry Abdul Kadirit për zgjedhjen si ministër i Jashtëm i Malajzisë.

Wang Yi u shpreh se Kina dhe Malajzia janë vende fqinje me një miqësi tradicionalë mijëravjeçare dhe janë partnere të rëndësishme bashkëpunimi të njëra-tjetrës. Marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur gjithmonë prirjen e zhvillimit të shëndetshëm, tha ministri i Jashtëm kinez, duke theksuar se Kina u kushton rëndësi marrëdhënieve miqësore me Malajzinë. “Mirëpres krijimin e marrëdhënieve të mira të punës me ministrin e jashtëm Zambry, për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Malajzi dhe për të ecur në drejtimin e përgjithshëm të ndërtimit të përbashkët të bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Malajzi, për të krijuar më shumë përfitime për dy vendet dhe popujt,” tha Wang Yi. (Çang Çuo)