Pekin, mbledhje përkujtimore për ish-udhëheqësin Jiang Zemin
2022-12-06 12:37:29

Një mbledhje përkujtimore u mbajt të martën paradite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për ish-udhëheqësin kinez Jiang Zemin, i cili u nda nga jeta më 30 nëntor, në moshën 96-vjeçare.

Në këtë mbledhje mbajti një fjalim sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping

Të gjithë pjesëmarrësit në Pallatin e Madh të Popullit qëndruan tre minuta në heshtje në nderim të Jiang Zemin-it në fillim të mbledhjes përkujtimore.

Mbledhja u drejtua nga Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i KQ të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.

Në fjalimin e tij, Xi tha se shoku Jiang Zeming ishte një lider i dalluar që gëzonte prestigj të lartë në mbarë Partinë, mbarë ushtrinë dhe në popullin kinez të të gjitha kombësive, një marksist i madh, një revolucionar, politikan, strateg ushtarak dhe diplomat i madh proletar, një luftëtar komunist i sprovuar nga koha dhe një lider i shquar i kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze. Ai ishte thelbi i udhëheqjes kolektive qendrore të brezit të tretë të Partisë dhe themeluesi kryesor i Teorisë së Tre Përfaqësimeve.


Fjalimi i plotë i Xi Jinping-ut në mbledhjen përkujtimore