Foto:VCG
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë ka angazhuar autoritetet e larta dhe policinë shqiptare në marrjen e masave të nivelit të lartë të sigurisë, njofton “RTSH”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëuar se masat e sigurisë do të jenë shumë të rrepta dhe kjo gjë sipas tij nuk negociohen me askënd.
Sipas kryeministrit Rama, fakti që Tirana do të mirëpresë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë më parë, ka sjellë marrjen e masave të sigurisë sipas standarteve të vendosura nga vetë Këshilli i Europës.
Policia ka nisur lirimi i rrugëve dhe rrugicave brenda itinerarit ku do të kalojnë personalitetet e larta shtetëror dhe në zonën e kuqe lëvizja me automjete do të jetë e ndaluar nga ora 06:00-18:00 të ditës së martë. (Fatosi)