Pekin, nuk kërkohet më testim i acidit nukleik negativ në vende publike
2022-12-06 14:17:04

Që nga e marta, nuk do të kërkohet testimi negativ i acidit nukleik kur banorët hyjnë në supermarkete, ndërtesa komerciale dhe vende të tjera publike në Pekin, bënë të ditur po atë ditë autoritetet vendore.

Metro në Pekin(Foto:VCG)

Metro në Pekin(Foto:VCG)

Por një rezultat negativ testimi brenda 48 orësh kërkohet për të hyrë në internet-kafe, bare, karaoke, palestra të brendshme, shkolla fillore e të mesme, si edhe departamentet e pranimit të të sëmurëve.

Ndërkohë, qyteti do të vazhdojë të ofrojë testimet falas të acidit nukleik.(Zhang Yan/Artan)