Vaksinimi i të moshuarve është çelësi për daljen nga pandemia
2022-12-06 16:05:15

Foto:VCG

Foto:VCG

Një sërë të dhënash kanë treguar se vaksinat vendase për Covid-19 janë të sigurta dhe efektive për të moshuarit dhe grupet e tjera vulnerabël, njoftuan prodhuesit e barnave, ndërsa ekspertët përsëritën rëndësinë e zgjerimit të mbulimit të imunizimit për të përballuar epideminë, shkruan “China Daily”.

“China National Biotech Group”, një degë e “Sinopharm”, bëri të ditur se rreth 3.4 miliardë doza të vaksinave të saj të inaktivizuara Covid-19 janë dorëzuar në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i tyre u ka mundësuar shkencëtarëve të mbledhin një sasi të madhe të dhënash për të vërtetuar sigurinë dhe efikasitetin e tij.

Foto:VCG

Foto:VCG

Një provë klinike e fazës së tretë jashtë shtetit ka treguar se vaksina me dy doza është e sigurt dhe ka një shkallë të përgjithshme të efikasitetit prej 79.34 për qind. Te personat e moshës 60 vjeç e lart, injektimi ka një shkallë efikasiteti prej 79.85 për qind dhe është 96 për qind efektiv në parandalimin e rasteve të rënda dhe 100 për qind efektiv në parandalimin e vdekjeve.

Në studimet e botës reale në shtatë vende, përfshirë Argjentinën, Hungarinë dhe Sri Lankën, vaksinat “Sinopharm” kanë treguar mbrojtje të mirë. Për shembull, një studim i monitorimit të mbrojtjes tre muaj pas vaksinimit të plotë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka treguar se injeksioni është 85 për qind efektiv kundër simptomave të rënda dhe 80.1 për qind kundër vdekjes tek ata të moshës 60 vjeç e lart.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kompania shtoi se një sërë studimesh të kryera në mesin e pacientëve me presion të lartë të gjakut, diabet, kancer, hepatit B dhe HIV/AIDS gjithashtu nuk gjetën ndonjë ndryshim të rëndësishëm në shkallën e efekteve negative, duke riafirmuar sigurinë e tij. (Fatosi)