Xi Jinping-u dhe udhëheqja kolektive kineze i japin lamtumirën Jiang Zemin-it
2022-12-05 17:05:56

Të mërkurën e kaluar u nda nga jeta ish-lideri kinez Jiang Zemin. Ai ishte një marksist i madh, revolucionar i madh proletar, burrë shteti, strateg, diplomat, luftëtar i dëshmuar komunist dhe lider i shquar i kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze. Jiang Zemin-i ishte në qendër të brezit të tretë të  udhëheqjes kolektive qendrore të Partisë Komniste të Kinës dhe themeluesi kryesor i mendimit të rëndësishëm të Tre Përfaqësimeve.

Trupi i tij u dogj të hënën në Pekin. Xi Jinping-u dhe shokë të tjerë kryesorë drejtues i dhanë lamtumirën shokut Jiang Zemin duke e shoqëruar trupin e tij nga spitali deri në krematorium.