Nëntor, prodhimi i gigafabrikës së “Tesla”-s në Shangai arrin rekord mujor
2022-12-05 21:02:49

foto nga VCG

Gigafabrika e “Tesla”-s në Shangai, 20 tetor 2022/ foto nga VCG

Gigafabrika e “Tesla”-s në Shangai prodhoi 100 291 makina në nëntor, duke arritur një rekord të ri mujor, bëri të ditur kjo kompani amerikane e prodhimit të automjeteve.

Në 11 muajt e parë të vitit, fabrika e Shangait prodhoi mbi 650 000 makina, shumë më tepër se numri i përgjithshëm i vitit të kaluar prej 484 130, u shpreh Cui Dongshu, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Automjeteve të Udhëtarëve.

Shitjet vjetore të gigafabrikës për këtë vit shpresojmë të arrijnë në 750 000 njësi, tha ai.

Norma e lokalizimit të zinxhirit industrial të gigafabrikës së “Tesla”-s në Shangai tani i ka kaluar 95 për qind, duke e ndihmuar industrinë e automjeteve me energji të reja të Kinës të zhvillojë një strukturë industriale të integruar të nivelit të përparuar botëror dhe një potencial të fortë konsumi, theksoi Tao Lin, nënpresidenti i “Tesla”-s.

Cui Dongshu vlerëson se, nga janari deri në nëntor, shitjet e makinave me energji të reja në Kinë i kanë kaluar 5.7 milionë njësitë, ndërsa për të gjithë vitin 2022 prodhimi dhe shitja e makinave të tilla mund të arrijnë mbi 6.5 milionë. (Artan)

foto nga VCG

Gigafabrika e “Tesla”-s në Shangai, 20 tetor 2022/ foto nga VCG

Gigafabrika e “Tesla”-s në Shangai, 20 tetor 2022/ foto nga VCG