BE – Kina, rivalë, konkurrentë apo partnerë?!
2022-12-05 17:50:52

Presidenti i Bashkimit Europian, Charles Michel, në ditën e parë të dhjetorit vizitoi Republikën Popullore të Kinës. Ishte vizita e parë e një politikani të lartë nga Brukseli që e viziton vendin më të madh në glob pas pandemisë. Domethënia politike dhe diplomatike e kësaj vizite është me kuptim të dyfishtë. Bashkimi Europian nuk është në një mendje nëse Kinën do ta trajtojë si partner, si konkurrent apo si rival. Ashtu si edhe në rastet e tjera të politikës së jashtme, edhe në qëndrimin ndaj Kinës ka diferenca dhe qëndrime diverse të vendeve anëtare të tij.

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me presidentin e Këshillit Europian Foto:Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel(Foto:Xinhua)

Por çfarë tregon vizita e presidentit Charles Michel në Pekin? Ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe personalitete të tjera të shtetit, si dhe bisedoi për një sërë çështjesh të përbashkëta. Vizita dëshmoi se interesi i Europës është bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinës për dy arsye: Së pari për rolin e padiskutueshëm që Pekini ka në stabilitetin global dhe së dyti për shkak të potencialeve të jashtëzakonshme në bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe të investimeve midis dy ekonomive të fuqishme të botës.

Me Republikën Popullore të Kinës çdo fuqi tjetër e madhe do të donte marrëdhënie normale, sidomos në ekonomi, investime dhe tregti. Tregu kinez është joshës jo vetëm për shkak se përbën gati 1/5 e popullsisë së botës, por edhe për shkak të rritjes së standardit të jetesës dhe krijimit të një klime të shoqërisë së konsumit në këtë vend. Gjithashtu për arsye të krahut të lirë të punës krahasuar me Perëndimin. Jo rastësisht kompanitë më të fuqishme të vendeve europiane prej gati tri dekadash janë instaluar në territorin kinez dhe kanë investuar miliarda dollarë amerikanë.

Megjithatë ka vende të BE-së që Kinën e trajtojnë si rivale, në vend që ta shohin si partnere ose e shumta si konkurrente! Duket se edhe Brukseli e përjeton dilemën nëse Pekini është një partner apo një rival. Në shoqërinë e sotme rivaliteti është tipar dallues i konkurrencës në të gjitha zhvillimet në ekonomi e biznes. Ndërkohë që partneriteti rrit mundësitë e bashkëpunimit reciprok dhe shanset për sukses të përbashkët. Në këtë kuptim nuk duhet të ketë dilemë për bashkëpunim. Sigurisht që të dy tregjet e mëdha mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin, por konkurrenca vetëm sa i shton përpjekjet për zhvillim.

Foto:VCG

Foto:VCG

Edhe pse presidenti XI Jinping e siguroi presidentin e BE-së, Charles Michel, se vendi i tij nuk do ta furnizojë Rusinë me armë gjatë konfliktit me Ukrainën dhe se ai nuk pranon asnjë lloj kërcënimi me përdorimin e armëve bërthamore, përsëri në Bruksel hidhen hije dyshimi, nëse Republika Popullore e Kinës është ose jo përkrah Moskës! Edhe pse Kina e ka menaxhuar krizën e Tajvanit pa asnjë incident, vazhdon skepticizmi europian me dyshin se çfarë do të bëhet me këtë ishull! Të gjitha këto dhe çështje të tjera përdoren shpesh herë si pengesa të një marrëdhënieje të shëndoshë midis kontinentit europian dhe Pekinit.

Çështjet e sigurisë janë primare për të gjithë popujt dhe shtetet në botë. Pekini gjatë këtyre dhjetë muajve të konfliktit në Ukrainë ka ditur ta menaxhojë marrëdhënien e saj në funksion të paqes, aq sa europianët dhe kombe të tjera shpresojnë që ajo të ndërmjetësojë ndërprerjen e luftës dhe arritjen e stabilitetit. Ky është prioriteti i politikave europiane dhe në këtë aspekt vizita e Michel ishte e një rëndësie të veçantë.

Por interesi i përbashkët është gjithashtu tregu i lirë, shkëmbimi tregtar dhe investimi në infrastrukturë dhe sektorë jetikë për të dy subjektet! Nëse deficiti tregtar i vendeve të BE-së me Republikën Popullore të Kinës vitin e fundit ishte me rreth 230 miliard dollarë amerikanë, kjo nuk do të thotë se mungon ekuilibri i tregtisë së lirë midis tyre. Kushtet e krijuara nga pandemia dhe lufta në Ukrainë mund të krijojnë deficite si ky. Megjithatë për ekonomitë dhe produktin shoqëror të Europës dhe Kinës ky deficit mund të konsiderohet si lehtësisht i riparueshëm. Ndërkaq nuk mund të besohet se një deficit i tillë vjen për shkak të pabarazisë në marrëdhëniet tregtare.

Nënshkruhet marrëveshja kornizë për kontributin e fondeve për mbrojtjen e biodiversitetit Kinë-BE, 4 nëntor Pekin(Foto:VCG)

Nënshkruhet marrëveshja kornizë për kontributin e Fondin e Biodiversitetit Kinë-BE, 4 nëntor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Charles Michel gjatë vizitës së tij në Pekin u ndal edhe në çështje të tjera me interes të përbashkët. Çështjet e klimës e të mjedisit janë shqetësuese për botën dhe roli i Kinës është i jashtëzakonshëm. Nëse vendi i kinezëve tërhiqet e përfshihet në politikat europiane të mjedisit, atëherë nga kjo përfitimet shkojnë për të gjithë njerëzimin. Një marrëdhënie e shëndoshë midis të dy Fuqive të Mëdha krijon kësisoj kushte që në këtë aspekt Kina të japë kontributin e saj të rëndësishëm.