Tregu financiar në Kinë regjistroi rritje në nëntor
2022-12-05 11:20:41

Foto: VCG

Tregu financiar në Kinë raportoi rritje prej 3.95 për qind në baza vjetore në qarkullimin tregtar në nëntor 2022, treguan të dhënat industriale, njofton “Xinhua”.

Qarkullimi total arriti në 52.79 trilionë juanë (rreth 7.48 trilionë dollarë amerikanë) muajin e kaluar, 58.09 për qind më shumë se tetori, sipas të dhënave nga “China Futures Association”.

Sipas të dhënave, vëllimi i shkëmbimit tregtar u rrit me 55.68 për qind nga një muaj më parë në 700 milionë lote.

Në 11 muajt e parë të vitit, tregtimi ra 11.74 për qind në baza vjetore në 6.1 miliardë lote, me një qarkullim total prej 486.93 trilion juanë, bëri të ditur kompania. (Fatosi)