John Lee: Pesë vitet e ardhshme, me rëndësi për hapin e ri përpara të Hong Kongut
2022-12-05 10:58:45

Foto: VCG

John Lee, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) të Kinës deklaroi se pesë vitet e ardhshme janë një periudhë e rëndësishme që Hong Kongu të hapë terren të ri dhe të bëjë një hap të ri përpara, njofton “Xinhua”.

“Fryma e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës ka rëndësi për zhvillimin e ardhshëm të vendit duke përfshirë Hong Kongun, përtëritjen e madhe të kombit kinez, suksesin e qëndrueshëm të “Një vend, dy sisteme”, dhe prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Hong Kongut”,- tha Lee gjatë një eventi publik.

Me ftesë të qeverisë HKSAR, një delegacion qendror që interpretonte dhe promovonte frymën e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së mbajti tre leksione speciale në Hong Kong.

Pjesëmarrësit thanë se Kongresi theksoi se politika e “një vend, dy sisteme” është dëshmuar të jetë rregullimi më i mirë institucional për sigurimin e prosperitetit dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Hong Kong pas kthimit të tij në atdhe. Theksi vihet te një udhëzim i rëndësishëm për Hong Kongun për të hapur një kapitull të ri në praktikën e “një shtet, dy sisteme” dhe forcon besimin e të gjitha sferave të jetës në Hong Kong për të punuar së bashku dhe për t'u integruar në zhvillimin e përgjithshëm të vendit. (Fatosi)