Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Vlerësim strategjik, më i rëndësishmi në marrëdhëniet ndërkombëtare
2022-12-05 14:22:50

(Foto: Facebook Edi Rama)

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka konsideruar një vlerësim strategjik mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama tha se ky samit është më i rëndësishmi në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Liderët e BE-së zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian, në një samit të BE-së së bashku me Ballkanin Perëndimor, tha Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, ky është një vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve për të vendosur në Tiranë këtë stacion. Ai theksoi se nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, por është i mirëmenduar. (Fatosi)