OBSH: Faza e emergjencës Covid-19 është afër fundit pavarësisht transmetimit të Omicron
2022-12-05 13:09:10

Foto: VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se bota është shumë më afër fundit të fazës emergjente të pandemisë Covid-19, ndërsa paralajmëroi gjithashtu se Omicron po qarkullon ende në mënyrë të shfrenuar në mbarë botën dhe vazhdon të shkaktojë vdekshmëri të konsiderueshme, shkruan “Xinhua”.

“Ne jemi shumë pranë situatës për të thënë se faza e emergjencës së pandemisë ka përfunduar, por ende nuk kemi arritur në atë pikë”,- deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë.

Arsyeja prapa është se Omicron ka provuar të jetë dukshëm më i transmetueshëm se paraardhësi i tij, Delta, dhe vazhdon të shkaktojë vdekshmëri të konsiderueshme për shkak të intensitetit të transmetimit.

Ndërkohë, sipas Tedros, boshllëqet në mbikëqyrje, testim, sekuencë dhe vaksinim po vazhdojnë të krijojnë kushtet perfekte për të shfaqur një variant të ri shqetësimi që mund të shkaktojë vdekshmëri të konsiderueshme.

Statistikat e OBSH-së kanë treguar se numri i vdekjeve javore të raportuara ka rënë paksa gjatë pesë javëve të fundit, por më shumë se 8500 njerëz humbën jetën javën e kaluar.

“Nuk është e pranueshme tre vjet pas pandemisë, kur kemi kaq shumë mjete për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetë”,- tha ai.

Shefi i OBSH-së, megjithatë, pranoi se Omicron tenton të shkaktojë sëmundje më pak të rënda sesa variantet e mëparshme shqetësuese.

OBSH-ja vlerëson se të paktën 90 për qind e popullsisë së botës tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj SARS-CoV-2, për shkak të infeksionit ose vaksinimit të mëparshëm.

Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, deklaroi se të paktën 2.5 milionë raste në mbarë botën u raportuan në organizatë vetëm javën e fundit, por ky numër ishte një nënvlerësim bruto i qarkullimit të virusit në të gjithë botën. (Fatosi)