Turqia kërkon mirëkuptimin e SHBA-së për operacionin e mundshëm në Siri
2022-12-04 15:52:16

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar (Foto Anadolu)

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar (Foto Anadolu)

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tregojnë mirëkuptim për një operacion të mundshëm tokësor turk në Sirinë veriore.

I pyetur në lidhje me deklaratat e zyrtarëve amerikanë kundër veprimeve të mundshme ushtarake të Turqisë në Siri, Akar tha se SHBA i kërkoi Turqisë të rivlerësonte qëllimin e saj për një inkursion të ri ushtarak, shkruan “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

“Ata na kërkuan që të rishqyrtojmë. Ne shpjeguam ndjeshmëritë tona dhe donim që ata të mbanin premtimet e tyre. Ne theksuam se ata duhet të na kuptojnë”,- tha Akar, pas një bisede telefonike me homologun amerikan Lloyd Austin.

Akar i tha Austin se ushtria turke synon vetëm terroristët dhe kurrë nuk synon forcat e koalicionit apo civilët gjatë operacioneve në veri të Sirisë, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes turke.

Pentagoni bëri të ditur se Austin shprehu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve në Sirinë veriore dhe Turqi, duke përfshirë sulmet ajrore të fundit, disa prej të cilave kërcënuan drejtpërdrejt sigurinë e personelit amerikan që po punon me partnerët lokalë në Siri për të mposhtur Shtetin Islamik (IS).

Austin bëri thirrje për mos përshkallëzimin e situatës dhe ndau kundërshtimin e fortë të departamentit ndaj një operacioni të ri ushtarak turk në Siri, shtoi Pentagoni. (Irma)