Leopardi i borës është parë në parkun kombëtar të pandave gjigante në Kinë
2022-12-04 15:48:17

VCG

VCG

Imazhet e një leopardi bore janë kapur nga dy kamera me rreze infra të kuqe në zonën Wenchuan të Parkut Kombëtar të Pandave Gjigante në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, raporton “Xinhua”.

Dy filmime e tregonin atë duke qëndruar me një sfond gurësh të lartë dhe bar të gjelbër dhe një tjetër pranë kamerës në dëborë.

“Shfaqja e një leopardi bore ishte i dyti pas imazhit të aktivitetit të tij të kapur në zonën Wolong në Parkun Kombëtar Panda Gjigante disa vite më parë”,- tha Chen Fuqiang, anëtar i stafit në stacionin Wenchuan të parkut kombëtar.

VCG

VCG

VCG

VCG

Leopardët e borës janë nën mbrojtjen më të lartë të nivelit kombëtar të Kinës. Ato mund të dallohen në zonat alpine në rajonet jugperëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kinës, duke përfshirë Tibetin, Sichuan, Xinjiang, Gansu dhe Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme.

Duke mbuluar rreth 22.000 km katrorë, në park gjenden më shumë se 1300 panda të egra. Zona e parkut në Sichuan përbën 87.7 për qind të sipërfaqes totale të saj.

Sichuan ka forcuar përpjekjet për mbrojtjen ekologjike në të gjithë parkun. Janë ngritur gjithsej 460 rrugë patrullimi që shtrihen mbi 2300 km. Seksioni i Parkut në Sichuan ka më shumë se 1700 kamera me rreze infra të kuqe, duke mbledhur mijëra të dhëna monitoruese çdo vit.

Përveç pamjeve të kamerave me rreze infra të kuqe të leopardëve të borës, rojtarët kanë raportuar një sërë gjurmësh të aktiviteteve të leopardëve të egër të dëborës në park. (Irma)