Finlanda: Europa duhet të forcojë mbrojtjen e saj
2022-12-04 16:14:02

Kryeministrja e Finlandes (Foto Rtsh)

Kryeministrja e Finlandes (Foto Rtsh)

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin bëri thirrje që Evropa të ndërtojë aftësitë e veta të mbrojtjes në vazhdën e konfliktit në Ukrainë, duke thënë se pa ndihmën e SHBA-së ajo nuk është mjaft e qëndrueshme.

“Duhet të sigurohemi që jemi më të fortë dhe do të jem e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë. Ne do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, tha Marin, përcjell “RTSH”.

“Ne duhet të sigurohemi që po i ndërtojmë gjithashtu ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash”, tha kryeministrja e Finlandës.

Ndërsa nisi konflikti Rusi-Ukrainë, prioritetet e Finlandës ishin të kishte marrëdhënie dypalëshe pune me Rusinë dhe të ishte partner i ngushtë me anëtarët e NATO-s, por jo të ishte anëtare, tha ajo.

VCG

VCG

VCG

VCG

“Kjo ishte mënyra më e mirë për të siguruar kombin tonë”,- theksooi Marin.

Finlanda dhe Suedia aplikuan në maj për t'u bashkuar me NATO-n, por presin që Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë kërkesat e tyre, të cilat janë miratuar nga 28 vendet e tjera në grup. (Irma)