BE ndihmon Forcat e Armatosura të Libanit me 6 milionë euro
2022-12-04 15:43:15

BE per Libanin (Foto Famagustagazette)

BE per Libanin (Foto Famagustagazette)

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) miratoi një masë ndihme me vlerë 6 milionë euro (6.3 milionë dollarë amerikanë) për të përfituar Forcat e Armatosura Libaneze (LAF).

Në një deklaratë të publikuar nga delegacioni i BE-së në Liban thuhet se masa e ndihmës, e miratuar nga Këshilli në kuadër të Fondit Evropian të Paqes, do të rrisë aftësitë dhe qëndrueshmërinë e LAF për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e Libanit nëpërmjet përmirësimit të mjekësisë së tyre ushtarake, kapacitetet dhe sigurimin e pajisjeve për personelin operacional të Forcave të Armatosura, shkruan “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

Në deklaratë thuhet gjithashtu se me fondin do të financohen pajisjet e kujdesit shëndetësor për të mbështetur shërbimet mjekësore ushtarake dhe pajisjet personale.

Libani kërkoi ndihmë nga BE në tetor. (Irma)