Iraku eksportoi mbi 99 milionë fuçi naftë bruto në nëntor
2022-12-03 11:43:56

Irak (Foto Shafaaq)

Irak (Foto Shafaaq)

Iraku eksportoi 99.86 milionë fuçi naftë bruto në nëntor, duke gjeneruar 8.23 miliardë dollarë të ardhura, njoftoi Ministria e Naftës, citon “Xinhua”.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar irakiane në nëntor ishte 82.41 dollarë për fuçi, bëri të ditur ministria në një deklaratë, duke cituar statistikat nga Organizata Shtetërore për Tregtimin e Naftës.

VCG

VCG

VCG

VCG

Një total prej 97.2 milionë fuçi u eksportuan nga fushat e naftës në Irakun qendror dhe jugor përmes portit të Basrës, ndërsa më shumë se 2 milionë fuçi u eksportuan nga provinca veriore e Kirkukut përmes portit turk të Ceyhan në Mesdhe, thuhet në deklaratë.

Çmimet e naftës janë rritur në tregjet globale që nga shpërthimi i krizës Rusi-Ukrainë në shkurt, duke sjellë përfitime për Irakun dhe vendet e tjera eksportuese të naftës.

Ekonomia e Irakut mbështetet shumë në eksportet e naftës së papërpunuar, të cilat përbëjnë më shumë se 90 për qind të të ardhurave të vendit. (Irma)