Në Kinë pritet të startojë skema pilot për pensionet tregtare
2022-12-03 11:02:31

VCG

VCG

Rregullatori i bankave dhe sigurimeve të Kinës njoftoi se do të startojë një skemë pilot për pensionet tregtare në 10 qytete dhe rajone në mbarë vendin për një vit, duke nisur nga 1 janari 2023.

VCG

VCG

v

v

Skema e pensioneve, e cila do të jetë vullnetare dhe do të funksionojë në një mënyrë të orientuar nga tregu dhe të bazuar në ligj, do të pilotohet në qytete dhe rajone si Pekini, Shangai dhe provincat e Jiangsu dhe Zhejiang, sipas qarkores së lëshuar nga Komisioni Rregullativ i Bankave dhe Sigurimeve (CBIRC), përcjell “Xinhua”.

Plani i pensioneve është një pjesë e shtyllës së tretë të sistemit të pensioneve të Kinës, duke plotësuar skemën private të pensioneve të vendit që u zbatua së fundmi, sipas CBIRC.

Kina ka një mekanizëm sigurimi me tre shtylla për pleqërinë, që mbulon sigurimin bazë kombëtar të pleqërisë, skemën profesionale dhe për ndërmarrjet, si dhe produktet financiare komerciale të pleqërisë dhe planin privat të pensioneve. (Irma)