Banka Qendrore e Kinës injektoi likuiditet në treg në nëntor
2022-12-03 11:21:48

VCG

VCG

VCG

VCG

VCG

VCG

Banka Qendrore e Kinës injektoi likuiditet në treg në nëntor për të përmbushur kërkesën e institucioneve financiare.

Një total prej 850 miliardë juanë (rreth 119.3 miliardë dollarë amerikanë) u injektuan në treg nëpërmjet instrumentit të kredisë afatmesme (MLF) muajin e kaluar, për të ruajtur likuiditetin në një nivel të arsyeshëm të mjaftueshëm në sistemin bankar, bëri të ditur Banka Popullore e Kinës, citon “Xinhua”.

Fondet do të maturohen brenda një viti me një normë interesi prej 2.75 për qind.

Kreditë totale të papaguara MLF arritën në 4.4 trilionë juanë në fund të nëntorit.

Instrumenti i kredisë MLF u prezantua në vitin 2014 për të ndihmuar bankat tregtare dhe të politikave të ruajnë likuiditetin duke i lejuar ato të marrin hua nga banka qendrore duke përdorur letrat me vlerë si kolateral.

640 milionë juanë të tjerë iu dhanë hua institucioneve financiare përmes instrumentit të përhershëm të huadhënies, për të përmbushur kërkesën e përkohshme për likuiditet. (Irma)