Fabrika më e madhe e robotikës “ABB” nis punën në Shangai
2022-12-03 11:46:43

VCG

VCG

Gjiganti zviceran i teknologjisë “ABB” hapi zyrtarisht të premten fabrikën e tij më të madhe dhe plotësisht të automatizuar të robotikës në Shangai, përcjell “Xinhua”.

Mega-fabrika në Zonën e Re Pudong është baza më e madhe e kërkimit dhe zhvillimit të robotikës, prodhimi dhe aplikimi i “ABB”-së në mbarë botën, bëri të ditur kompania. Ajo përfshin një investim prej 150 milionë dollarë amerikanë dhe mbulon një sipërfaqe prej 67.000 metrash katrorë.

VCG

VCG

VCG

VCG

Sipas kompanisë, si një nga tre fabrikat e “ABB Robotics” në mbarë botën, fabrika e re në Shangai do të mbështesë klientët në Azi. (Irma)