UNESCO, zhvillohet me sukses Festivali i Dokumentarëve i Kinës
2022-12-03 15:39:01

Më 3 dhjetor, Grupi Mediatik i Kinës CMG së bashku me UNESCO-n, zhvilluan Festivalin e Dokumentarëve të Kinës në selinë e UNESCO-s. Synimi i këtij aktiviteti është që të promovohet koncepti i fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe modernizimi i stilit kinez. Kjo është hera e parë që ky festival futet në organizatën ndërkombëtare me mbi 50 dokumentarë.

Në këtë aktivitet, dokumentari i kanalit mediatik pranë CMG-së, CGTN me titullin “Gjurma e Karbonit e Njerëzimit” shikohet për herë të parë nga publiku. Në këtë dokumentar tregohet historia e kinezëve në “nxitjen e zhvillimit të gjelbër dhe nxitjen e bashkëjetesës harmonike mes njeriut dhe natyrës”, duke shpjeguar dëshirën e Kinës për ndarjen e shanseve të zhvillimit me tërë botën. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 400 të ftuar, mes të cilëve diplomatë nga vendet anëtare të UNESCO-s si dhe përfaqësues nga të gjitha sferat të ndryshme të jetës në Francë. 

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong gjatë fjalës së tij tha se kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka vënë në dukje në 2014-ën se “ne duhet të kërkojmë mençuri dhe nxjerrim ushqim nga qytetërimet e ndryshme për t’u ofruar njerëzve mbështetje shpirtërore dhe lehtësi mendore, me synimin e zgjidhjes së sfidave të ndryshme me të cilat përballet njerëzimi”.

“CMG-ja do të bashkojë duart me miqtë brenda dhe jashtë Kinës dhe, përmes dokumentarëve, do të lidhë ngushë komunitetin e fateve të përbashkëta të njerëzimit, për të injektuar më shumë besim dhe energji për këtë planet drejt një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin.” – përfundoi drejtori i CMG-së. (Jiang Lei)