Kina hap më tej tregun e bonove
2022-12-03 16:23:47

VCG

VCG

Të premten, Banka Qendrore e Kinës dhe Rregullatori i Këmbimit Valutor publikuan së bashku një udhëzues për të përmirësuar kërkesat e menaxhimit për bonot vendase që emetohen nga institutucionet e huaja.

Sipas faqes zyrtare të Bankës Qendrore kineze, kjo masë synon lehtësimin e mëtejshëm për institucionet e huaja që mbledhin fonde në tregun e bonove të Kinës. Kjo masë është një mënyrë për të promovuar hapjen e tregut financiar të ekonomisë së 2-të të botës.

VCG

VCG

Sipas udhëzimit, Kina do të unifikojë rregullat e menaxhimit për bonot e emetuara nga institucionet e huaja. Fondet e mbledhura nga këto bono mund të mbahen brenda ose përdoren jashtë vendit.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2023. (Jiang Lei)