Statistikat: 1 në 5 maltezë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në vitin 2021
2022-12-03 11:05:52

Malta (Foto Dreamstime)

Malta (Foto Dreamstime)

Rreth 20.3 për qind e popullsisë së Maltës ishte në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në vitin 2021, u bë e ditur në një raport të Zyrës Kombëtare të Statistikave (NSO). Shifra përkatëse në vitin 2020 ishte 19.9 për qind, shkruan “Xinhua”.

Personat konsiderohen të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social nëse janë në rrezik të varfërisë, të privuar rëndë materialisht dhe socialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune, sipas NSO-së.

VCG

VCG

VCG

Për vitin 2021, pragu i rrezikut nga varfëria, i vendosur në 60 për qind të të ardhurave kombëtare të ekuivalizuara, u llogarit në 10.222 euro (10,737 dollarë amerikanë).

NSO vlerësoi gjithashtu se 5.4 për qind e popullsisë ishin persona të privuar rëndë materialisht dhe nga ana sociale, të cilët nuk mund të përballonin të paktën shtatë artikuj nga 13 artikujt e privimit material dhe social, të tilla si aftësia për të zëvendësuar mobiljet e vjetruara dhe të amortizuara, veshjet ose aktivitetet e kohës së lirë të ndërmarra rregullisht.

Kjo përfaqësonte një rritje prej 0.3 pikë përqindjeje nga viti 2020.

Përqindja e popullsisë me intensitet të ulët të punës arriti në 4.1 për qind në vitin 2021, një rënie e lehtë prej 0.1 pikë përqindjeje nga një vit më parë, bëri të ditur NSO. (Irma)