Kina rrit përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e specieve të rrezikshme pushtuese
2022-12-02 14:32:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të rrisë aftësitë e saj në parandalimin dhe kontrollin e specieve të rrezikshme pushtuese, për të mbrojtur zhvillimin e bujqësisë dhe biodiversitetin.

Vendi përballet me rreziqe të shumta të specieve pushtuese për shkak të kufirit të gjatë tokësor, shkëmbimeve të huaja, futjes dhe mbarështimit të paligjshëm të kafshëve shtëpiake ekzotike dhe lëshimit të paligjshëm të kafshëve, bëhet e ditur në një deklaratë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, citon “Xinhua”.

Deri më tani, vendi ka përfshirë 59 specie të rrezikshme pushtuese në një listë që kërkon një menaxhim të lartë.

Sipas deklaratës, Kina do të forcojë inspektimin në karantinë të mallrave hyrëse, mjeteve të transportit, dërgesave dhe tregtisë elektronike ndërkufitare për të frenuar futjen e këtyre specieve.

Në dokument theksohet se po ashtu do të bëhen përpjekje për të optimizuar rrjetin e monitorimit dhe për të zhvilluar masa parandaluese dhe kontrolluese të synuara për specie specifike pushtuese. (Irma)