OKB-ja rekomandon dyfishimin e investimeve për zgjidhjet e bazuara në natyrë deri më 2025
2022-12-02 17:54:29

foto/VCG

foto/VCG

Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara (UNEP) publikoi të enjten edicionin e dytë të raportit “Gjendja e financave për natyrën”.

Raporti sugjeron se investimet për zgjidhjet e bazuara në natyrë duhet të dyfishohen deri në vitin 2025, që bota të ndalojë humbjen e biodiversitetit, të kufizojë ngrohjen globale në nën 1.5 gradë Celsius dhe të arrijë asnjanësimin e degradimit të tokës deri në vitin 2030.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas raportit, financimi aktual për zgjidhjet e bazuara në natyrë është 154 miliardë dollarë në vit, më pak se gjysma e 384 miliardë dollarëve në vit që nevojiten deri më 2025.

Zgjidhjet e bazuara në natyrë janë "veprime për të mbrojtur, ruajtur, restauruar, përdorur në mënyrë të qëndrueshme dhe menaxhuar ekosistemet natyrore ose të modifikuara tokësore, të ujërave të ëmbla, bregdetare dhe detare, që trajtojnë sfidat shoqërore, ekonomike e mjedisore në mënyrë të efektshme dhe të përshtatshme, duke siguruar njëkohësisht mirëqenien njerëzore, shërbimet e ekosistemit dhe përfitimet e qëndrueshmërisë dhe biodiversitetit,” sipas Asamblesë së Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.

foto/VCG

foto/VCG

Besohet se zgjidhjet e bazuara në natyrë mund të ofrojnë mundësi të gjithanshme për të përballuar sfidat për mbrojtjen e natyrës, të tilla si lëshimet e karbonit. (Artan)