BE propozon plan për të konfiskuar asetet e ngrira ruse
2022-12-02 12:20:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Evropian propozoi një plan për të konfiskuar asetet e ngrira ruse për të kompensuar Ukrainën për dëmet e saj të shkaktuara nga konflikti.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur përmes një deklarate, se fondet e ngrira do të shkojnë në Ukrainë për të kompensuar dëmet e shkaktuara në vend, tashmë të vlerësuara në rreth 600 miliardë euro (621 miliardë dollarë amerikanë), përcjell “Xinhua”.

“Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore Ruse dhe kemi ngrirë 19 miliardë euro para të oligarkëve rusë”, tha ajo.

Në afat të shkurtër, Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij mund të menaxhojnë fondet dhe t'i investojnë ato derisa ato të kalojnë në Ukrainë, tha von der Leyen.

“Ne do të punojmë për një marrëveshje ndërkombëtare me partnerët tanë për ta bërë të mundur këtë. Dhe së bashku, ne mund të gjejmë mënyra ligjore për t'ia arritur”,- tha von der Leyen. (Irma)