MPJ-ja: Kina do të vijojë ta kontrollojë epideminë në mënyrë të saktë e shkencore
2022-12-02 15:12:03

VCG

VCG

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Zhao Lijian u shpreh të enjten për mediat që Kina do të vazhdojë të zbatojë masat e sakta dhe shkencore kundër pandemisë, do të garantojë zhvillimin e vazhdueshëm, të shëndetshëm e të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror dhe do të japë kontribut për mëkëmbjen ekonomike të botës.

 

VCG

VCG

Sipas njoftimit të mediave, sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen është shprehur se masat antiepidemike të Kinës kanë një ndikim negativ mbi perspektivën e ekonomisë botërore. Duke komentuar këtë deklaratë, Zhao Lijian vuri në dukje që, qysh nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, Kina ka bashkërenduar kontrollin epidemik dhe zhvillimin ekonomik, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për stabilizimin e zinxhirit global të furnizimit dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore. Vitin e kaluar, vëllimi i import-eksportit të mallrave i Kinës i kaloi 6 trilionë dollarët, duke shënuar rekord të ri. Në tre tremujorët e parë të sivjetshëm, import-eksporti i mallrave i Kinës pati rritje me 9.9 %. Duke e ndarë tregun e vet me botën, Kina ka furnizuar gjithashtu me mallra cilësore me çmim të arsyeshëm tërë botën.

 

VCG

VCG

Zëdhënësi i diplomacisë kineze e nxiti palën amerikane të respektojë faktet dhe të bëjë më shumë gjëra pozitive për luftimin e përbashkët të epidemisë dhe zhvillimin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar. (Jiang Lei)