Shërbimi përkujtimor për Jiang Zemin-in do të mbahet më 6 dhjetor në Pekin
2022-12-01 20:30:02

Trupi i shokut Jiang Zemin u transferua nga Shangai në Pekin me një avion të posaçëm të enjten pasdite.

Xi Jinping-u dhe udhëheqës të tjerë të Partisë e të shtetit shkuan në aeroport për të pritur trupin e Jiang Zemin-it.

Një shërbim përkujtimor për Jiang Zemin-in do të mbahet më 6 dhjetor në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, sipas komitetit të përmortshëm për shokun Jiang Zemin.

Jiang u nda nga jeta për shkak të leukemisë dhe mosfunksionimit të shumë organeve në Shangai në orën 12:13 të së mërkurës, në moshën 96 vjeç. (Artan)