IAEA do të forcojë praninë në të gjitha centralet bërthamore në Ukrainë
2022-12-01 18:17:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të forcojë praninë e saj në të gjitha termocentralet bërthamore në Ukrainë. Pas takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në Bukuresht, drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, shkroi në “Twitter” se masa do të merret për të mbrojtur infrastrukturën energjetike të Ukrainës, citon “Xinhua”.

Grossi tha se ai vazhdon të punojë me Kuleba-n drejt krijimit urgjent të një zone mbrojtëse të sigurisë bërthamore rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Më vete, Kuleba shkroi në “Twitter” se siguria e personelit ukrainas, i cili punon në Zaporizhzhia, u diskutua gjithashtu në bisedime.

Ministri tha se gjatë bisedës me Grossin ka ripërsëritur nevojën e tërheqjes së forcave ruse nga Zaporizhzhia, një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë, nën kontrollin e forcave ruse që nga marsi. Nga pesë termocentrale bërthamore në Ukrainë, katër janë funksionale.  (Elona)