Kina do të zbatojë ligjin e ri për luftimin e mashtrimeve në internet
2022-12-01 18:25:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga e enjtja, Kina nis të zbatojë një ligj të ri për luftimin e mashtrimit në internet, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një sistem të gjerë të industrisë për të parandaluar dhe luftuar krime të tilla, bën të ditur “Xinhua”.

Ligji i ri, i miratuar në shtator 2022, përcakton se departamentet e policisë duhet të punojnë me departamentet kompetente qeveritare dhe bizneset për të vendosur një sistem paralajmërimi dhe frenimi të mashtrimit, duke ndërmarrë gjithashtu veprime në kohë që njerëzit mos të bëhen viktima të mashtrimit online. (Elona)