Kina do të marrë masa për të mbrojtur kompanitë kineze pas ndalimit të ShBA-së
2022-12-01 20:22:15

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës u shpreh të enjten se do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive kineze, pasi Komisioni Federal i Komunikacioneve i ShBA-së njoftoi të premten e kaluar një ndalim të importit dhe shitjes së pajisjeve të telekomunikacionit nga pesë kompani kineze.

Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Tregtisë tha në një konferencë shtypi se Kina kundërshton me vendosmëri zgjerimin e tepërt nga ShBA-ja të konceptit të sigurisë kombëtare dhe abuzimin me fuqinë e vet kombëtare për të ushtruar presion me qëllim të keq ndaj kompanive kineze. Pala kineze i kërkon palës amerikane që të korrigjojë sa më shpejt praktikat e saj të gabuara.

Një veprim i tillë jo vetëm do të dëmtojë të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze, por edhe do të ndikojë në interesat e kompanive dhe konsumatorëve amerikanë, si edhe do të çrregullojë rendin ekonomik e tregtar ndërkombëtar, gjë që nuk është në dobi të të dy vendeve dhe as të botës, theksoi zëdhënësja. (Li Huailiang/Artan)