Dyshimet dhe pakënaqësia nga Evropa
2022-11-30 17:11:12

Kohët e fundit, për sa u përket marrëdhënieve ndërmjet Evropës dhe ShBA-së, BE-ja po përballet me dy probleme madhore. Së pari, pse ShBA-ja ende i shet Evropës gaz natyror të lëngshëm me çmim katër herë më të lartë se çmimi në tregun e brendshëm amerikan kur Europa është në krizë energjetike? Së dyti, pse ShBA-ja miratoi "Aktin e uljes së inflacionit" që përmban klauzola deformuese të tregut, duke dëmtuar seriozisht interesat evropiane? Zyrtarët e BE-së pyetën: "A është ShBA-ja ende aleatja jonë?"

Të martën, presidenti francez Emmanuel Macron filloi vizitën e tij në ShBA. Duke u përballur me aleancën transatlantike plot të çara, mund të jetë e vështirë për ShBA-në t'i japë një përgjigje të kënaqshme Evropës.