CMG-ja: Ky çift fqinjësh të mirë do të punojnë bashkërisht për të promovuar modernizimin në epokën e re
2022-11-30 16:46:07

Foto: VCG

“Përballë mjedisit ndërkombëtar me paqëndrueshmëri dhe pasiguri në rritje, Kina është e gatshme të punojë me Mongolinë për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta ndërmjet të dy vendeve si një udhëzues për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt." Të hënën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime me homologun e vet mongol Ukhnaagiin Khurelsuh, i cili ishte për vizitë shtetërore në Kinë. Të dy palët ranë dakord të bashkëpunojnë për të promovuar modernizimin dhe arritën konsensus të rëndësishëm për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të të dy vendeve në epokën e re. Të dyja vendet publikuan një deklaratë të përbashkët, duke përcjellë sinjalin pozitiv se marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në fazën e re.

Sipas të dhënave, Kina ka qenë burimi më i madh i investimeve dhe partnerja më e madhe tregtare e Mongolisë për 18 vjet rresht. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë me Kinën përbën më shumë se 60 % të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të Mongolisë. Në vitin 2021, vlera e tregtisë dypalëshe i kaloi për herë të parë 10 miliardë dollarët. Në sfondin e pandemisë së COVID-19 dhe rimëkëmbjes së ngadaltë të ekonomisë botërore, si mund të vazhdojnë Kina dhe Mongolia hovin e zhvillimit?

Gjatë bisedimeve, presidenti Xi Jinping vuri në dukje se të dy palët duhet të promovojnë ndërthurjen ndërmjet nismave "Një brez, një rrugë" dhe "Rrugës së prerisë", ndërmjet Nismës së  Zhvillimit Global dhe "Politikës e Rilindjes së Re" të Mongolisë, ndërmjet objektivit strategjik të zhvillimit "me dy hapa" të Kinës dhe politikës së zhvillimit afatgjatë "Vizioni 2050" të Mongolisë. Këta “tre motorë” vazhdojnë të nxisin zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe përmirësimin e jetesës së popujve të tyre, duke i dhënë shtysë të fortë ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të të dy vendeve në epokën e re.

 Sipas deklaratës së përbashkët, të dyja palët nënshkruan 16 dokumente bashkëpunimi, duke arritur konsensus që ndërlidhshmëria dhe energjetika të jenë fushat me përparësi të bashkëpunimit.

Ka një fjalë të urtë mongole që thotë: "Nëse zemrat janë të lidhura, fqinjët ndajnë një fat të përbashkët." Plani është hartuar. Kina dhe Mongolia, si fqinje, mike dhe partnere të mira, do të ecin përpara bashkërisht në rrugën e modernizimit dhe do të realizojnë zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët në epokën e re. (Çang Çuo)