Kina nis fushatën për të rritur punësimin për të diplomuarit
2022-11-30 14:41:09

Foto: VCG

Kina ka nisur një fushatë për të ofruar shërbime punësimi për të diplomuarit për t'i ndihmuar ata të gjejnë punë.

Fushata, që zgjat nga 28 nëntori deri më 18 dhjetor, do të organizojë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë rekrutimin dhe vlerësimin, sipas Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, bën të ditur “Xinhua”.

Ngjarja është zhvilluar 19 herë, duke ofruar mbi 19 milionë vende pune në dekadën e fundit. Rreth 4.45 milionë të diplomuar nga universiteti siguruan punë nëpërmjet projektit.

Numri i të diplomuarve nga kolegjet në Kinë në vitin 2022 arriti në 10.76 milionë dhe pritet të arrijë në 11.58 milionë në vitin 2023.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet përkatëse mbajtën një video-konferencë në internet për të përmirësuar politikat e nxitjes së punësimit dhe për të marrë masa për të ndihmuar të diplomuarit të gjejnë punë ose të fillojnë biznese vitin e ardhshëm. (Elona)