Kinë, flamuri kombëtar në gjysmështizë në kujtim të Jiang Zemin-it
2022-11-30 20:38:45

Një komitet i përmortshëm për shokun Jiang Zemin, i cili u nda nga jeta të mërkurën, është formuar, me kryetar Xi Jinping-un.

Në vijim është njoftimi i parë nga ky komitet.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Për të shprehur vlerësimin e jashtëzakonshëm dhe pikëllimin e thellë të të gjithë Partisë, të të tërë ushtrisë dhe të popullit kinez të të gjitha kombësive për shokun Jiang Zemin, është vendosur:

Nga data e publikimit të letrës për të gjithë Partinë, të tërë ushtrinë dhe popullin kinez të të gjitha kombësive deri në datën e mbajtjes së aktivitetit përkujtimor për shokun Jiang Zemin, flamujt kombëtarë në sheshin ‘Tiananmen’, ‘Xinhuamen’, Pallatin e Madh të Popullit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Pekin, si edhe në Zyrën e Ndërlidhjes të Qeverisë Qendrore Popullore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, në Zyrën e Ndërlidhjes të Qeverisë Qendrore Popullore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos dhe ambasadat e konsullatat kineze në vende të tjera do të ulen në gjysmështizë. Gjatë kësaj periudhe, do të ngrihen salla të pritjes së ngushëllimeve në Zyrën e Ndërlidhjes të Qeverisë Qendrore Popullore në Rajonin e Posaçëm Administrativ  të Hong-Kongut, në Zyrën e Ndërlidhjes të Qeverisë Qendrore Popullore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos dhe në ambasadat e konsullatat kineze në vende të tjera, për të marrë ngushëllimet e shprehura nga banorët në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos dhe në vendet ku janë vendosur ambasadat dhe konsullatat kineze.

Në përputhje me praktikën e Kinës, qeveritë e huaja, partitë politike dhe personalitetet mike nuk do të ftohen të dërgojnë delegacione apo përfaqësues në Kinë për të ndjekur veprimtaritë e zisë”.

Komiteti i përmortshëm për shokun Jiang Zemin