Afganistani merr 40 milionë dollarë të tjerë ndihmë humanitare
2022-11-30 11:01:06

Foto: VCG

40 milionë dollarë të tjerë në ndihmë humanitare në para të gatshme mbërritën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, të martën dhe u depozituan në një bankë private, njoftoi në një deklaratë “Da Afghanistan Bank” (DAB), banka qendrore e vendit.

Duke vlerësuar komunitetin ndërkombëtar për dërgimin e ndihmës humanitare me para të gatshme, banka bëri thirrje për dërgimin e ndihmës në para përmes sistemit bankar, bën të ditur “Xinhua”.

Në dy javët e fundit, Kabuli mori gjithashtu një ndihmë të ngjashme në para prej 40 milionë dollarësh. (Elona)