Ngahet nga jeta Jiang Zemin-i
2022-11-30 17:03:43

Jiang Zemin-i u nda nga jeta për shkak të leukemisë dhe mosfunksionimit të shumë organeve në Shangai në orën 12:13 të së mërkurës, në moshën 96-vjeçare.

Njoftimi u bë në një letër drejtuar të gjithë Partisë, të tërë ushtrisë dhe popullit kinez të të gjitha kombësive nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës (RPK), Këshilli i Shtetit i RPK-së, Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe Komisionet Qendrore Ushtarake të PKK-së dhe RPK-së.

Në letër shpallet me pikëllim të thellë për të gjithë Partinë, të tërë ushtrinë dhe popullin kinez të të gjitha kombësive se “shoku ynë i dashur Jiang Zemin vdiq nga leukemia dhe mosfunksionimi i shumë organeve, pasi të gjitha trajtimet mjekësore dështuan.”

Letra thotë se shoku Jiang Zemin ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm, që gëzoi prestigj të lartë të njohur nga e gjithë Partia, e tërë ushtria dhe populli kinez i të gjitha kombësive, një marksist i madh, një revolucionar proletar i madh, shtetar, strateg ushtarak dhe diplomat, një luftëtar komunist i sprovuar për një kohë të gjatë dhe një udhëheqës i shquar i kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze. Ai ishte në qendër të brezit të tretë të udhëheqjes kolektive qendrore të PKK-së dhe krijuesi kryesor i Teorisë së Tre Përfaqësimeve.(Artan)