Fauci: Pandemia Covid-19 nuk ka përfunduar plotësisht
2022-11-29 16:01:15

 Foto:VCG

Foto:VCG

Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se pandemia Covid-19 nuk ka përfunduar plotësisht, raportoi “The Hill” citon “China Daily”.

“Është shumë më mirë nga sa ishte, por nuk është në një nivel mjaft të ulët ku duhet të ndjejmë se kemi mbaruar plotësisht me të, sepse nuk jemi”,- tha Fauci gjatë një interviste për “CBS”.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik, rreth 12 për qind e popullsisë së kualifikuar të moshës 5 vjeç e lart në SHBA kanë marrë një dozë të vaksinave përforcuese që synojnë variantet e fundit.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Diçka që nuk e kam parë kurrë në 54 vitet e mia në mjekësi në Institutet Kombëtare të Shëndetit është se pranimi ose jo i një ndërhyrjeje shpëtimtare drejtohet shumë nga ideologjia politike”,- tha Fauci.

Ai njoftoi në gusht largimin në dhjetor nga rolet e tij në qeveri si këshilltari kryesor mjekësor i presidentit të SHBA-së, si dhe si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, ku është angazhuar që nga viti 1984.

Si këshillë përpara se të largohej nga detyra, ai tha se pandemia nuk ka mbaruar në SHBA dhe vaksinimi është ende shumë i rëndësishëm.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Ju lutemi për sigurinë tuaj dhe për atë të familjes suaj, bëni vaksinën e përditësuar për Covid-19”,- tha Fauci më 22 nëntor gjatë një konference të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar gati 98.57 milionë raste Covid-19 dhe më shumë se 1.08 milionë vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins të publikuara më 28 nëntor. (Fatosi)