Siria tërheq rreth 35.000 artefakte të vjedhura gjatë luftës 11-vjeçare
2022-11-29 15:23:35

Vende antike siriane të prishura gjatë luftës(Foto:VCG)

Vende antike siriane të prishura gjatë luftës(Foto:VCG)

Rreth 35.000 artefakte të vjedhura siriane janë marrë nga autoritetet që nga fillimi i luftës 11-vjeçare në Siri, tha një zyrtar i antikiteteve për “Xinhua”.

Firas Dadoukh, drejtor i marrëdhënieve kulturore dhe drejtues i Departamentit të Zhvillimit Profesional në Drejtorinë e Antikiteteve dhe Muzeve, tha se artefaktet e gjetura janë restauruar me ndihmën e komuniteteve lokale dhe autoriteteve përkatëse.

Duke folur në kuadër të një ekspozite të thesareve arkeologjike të gjetura në Muzeun Kombëtar sirian, Dadoukh tha se një pjesë e madhe e artefakteve të marra kanë kaluar tashmë një proces identifikimi, duke llogaritur moshën e secilës pjesë dhe duke vërtetuar vërtetësinë e saj, përpara punës së rehabilitimit për t’i përgatitur për ekspozim në muze.

Vende antike siriane të prishura gjatë luftës(Foto:VCG)

Vende antike siriane të prishura gjatë luftës(Foto:VCG)

Laila Al-Sammak, kuratore e Muzeut të Antikiteteve të Lashta Siriane, tha për “Xinhua” se shumica e pjesëve të plaçkitura i përkasin rajonit verior, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Ajo tha se ushtria siriane ka arritur të konfiskojë shumë artefakte dhe ka parandaluar kontrabandën e tyre jashtë vendit.

Ekspozita e artefakteve do të zgjasë dy muaj. (Fatosi)