Hekurudha Kinë-Laos nxit udhëtimin dhe promovon turizmin në Laos
2022-11-29 15:36:51

Hekurudha Kinë-Laos ka forcuar ndjeshëm transportin e pasagjerëve, ka lehtësuar shumë udhëtimin dhe ka ndihmuar në promovimin e turizmit në Laos që nga fillimi i saj në dhjetor 2021, njofton “Xinhua”.

Hekurudha Kinë-Laos(Foto:VCG)

Hekurudha ka shkurtuar kohën e udhëtimit midis qyteteve përgjatë itinerarit, duke u mundësuar njerëzve përgjatë linjës të kërkojnë arsim, të vizitojnë familjet ose të marrin kujdes mjekësor shumë më shpejt.

Hekurudha është një projekt lidhës midis nismës së propozuar nga Kina “Një brez, një rrugë” dhe strategjisë së Laosit për ta kthyer veten nga një vend pa dalje në det në një qendër të lidhur me tokë.

Linja elektrike e hekurudhës për pasagjerët dhe mallrat, e cila hyri plotësisht në funksion më 3 dhjetor 2021, është ndërtuar me zbatimin e plotë të standardeve të menaxhimit dhe teknikës kineze.

Hekurudha Kinë-Laos(Foto:VCG)

Hekurudha Kinë-Laos(Foto:VCG)

Hekurudha Kinë-Laos(Foto:VCG)

Hekurudha Kinë-Laos(Foto:VCG)

Raporti i fundit i lëshuar nga Departamenti i Zhvillimit të Turizmit nën Ministrinë e Informacionit, Kulturës dhe Turizmit të Laos në fund të gushtit tregoi se perspektiva për industrinë e turizmit të vendit është pozitive.

Sipas “Laos-China Railway Co., Ltd.” (LCRC), një sipërmarrje e përbashkët me bazë në Vientiane dhe përgjegjëse për funksionimin e seksionit Lao të hekurudhës, deri më tani, seksioni Lao i Hekurudhave Kinë-Laos ka dërguar një total prej rreth 2 milionë tonë mallra, shumica e të cilave janë mallra ndërkufitare dhe ka transportuar 1.26 milionë pasagjerë. (Fatosi)