Nje pikëpamje mbi zgjedhjet lokale në Tajvan e dështim i skenarit amerikan kunder ribashkimit të Kinës
2022-11-29 23:23:00

Në rajonin e Tajvanit të Kinës u zhvilluan zgjedhjet lokale më 26 nëntor 2022, duke patur si sfond propaganstik luftën e brendshme politike të klaneve sunduese, që tradicionalisht kanë qenë nën vasalitetin e SHBA-së dhe platformën e kësaj të fundit për të mbajtur të ndezur midis qytetarëve tajvanezë armiqësinë ndaj vendit të tyre –Republikës Popullore të Kinës.

Sikurse e kanë treguar shumë demonstrime anti-kineze të këtij viti ndër të cilët ka kulmuar vizita e kryetares në ikje të Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në muajin gusht 2022 taktika amerikane ka ndjekur të njëjtën linjë në forma të ndryshme, që të mbjellë sa të mundet farën e përçarjes midis qytetarëve të këtij rajoni dhe atdheut të tyre të ndarë padrejtësisht dhe kuptohet përkohësisht.  

Tsai Ing-wen, lidere e Partisë DPP të Tajvanit dha dorëheqje pas dështimit në zgjedhje(Foto:VCG)

Tsai Ing-wen, lidere e partisë separatiste DPP të Tajvanit dha dorëheqje pas dështimit në zgjedhje(Foto:VCG)

Pelosi shkoi në Tajpeh fshehurazi me avion ushtarak, qëndroi disa orë, takoi kë i kishin planifikuar të takonte, por nuk i shpëtoi zemërimit popullor. Grupe qytetarësh tajvanezë e pritën me protesta zyrtaren e lartë amerikane, duke mbajtur pankarta në të cilat shkruhej “Largohu! Nancy Pelosi ngatërrestare!” dhe “Shtrigë amerikane!”, kurse një tjetër shkruante “Grua toksike e çmëndur”.  Madje disa protestues shkelën me këmbë portretin e Pelosit.

Pra, numri dy i shtetit amerikan nuk gjeti ‘mikëpritjen’ që shpresonte, përkundrazi iu dha rasti të shikonte me sytë e saj se masat e gjera të popullit tajvanez nuk e shikojnë të ardhmen nën vasalitetin e SHBA, por si pjesë e vendit të tyre amë.

Dhe koha e tregoi se kjo aventurë si kaubojse e saj nuk u shërbeu synimeve të mbrapshta amerikane sepse, së pari ‘ylli’ amerikan kishte perënduar në Tajvan dhe së dyti, SHBA morën përgjigjen e paralajmëruar nga forcat e armatosura ushtarake kineze, që u treguan atyre se ka ikur koha e sundimit të pafund amerikan të rajonit të Tajvanit.

Por mesazh tjetër ishin për strategët amerikane të politikës sunduese në Tajvan rezultatet e zgjedhjeve lokale të 26 nëntorit, të cilat dëshmuan se atmosfera e përgjithshme e opinionit publik karakterizohej nga dëshira për kushte më të mira jetese dhe jo konfrontim, por stabilitet dhe paqe.

Sipas një njoftimi të “Xinhua”, midis 21 posteve të zgjedhura të qarkut dhe qytetit, partia Kuomintang fitoi 13 vende, Partia Progresive Demokratike fitoi pesë, Partia Popullore e Tajvanit fitoi një ndërsa dy të tjerët shkuan te kandidatët e pavarur, sipas autoritetit të çështjeve zgjedhore të ishullit. Zgjedhjet për kryebashkiakun e qytetit Chiayi u shtynë. Në votime u zgjodhën gjithashtu këshilltarët e qarqeve dhe bashkive, si dhe drejtuesit e bashkive dhe fshatrave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në një koment lidhur më këtë ngjarje në atë rajon të Kinës zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Këshillit Shtetëror të Tajvanit, Zhu Fenglian deklaroi më 26 nëntor 2022 e cituar nga mediat kineze se rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura në Tajvan të shtunën (26 nëntor) zbuluan se opinioni publik në ishull është për paqen, stabilitetin dhe një jetë të mirë.

“Kina kontinentale do të vazhdojë të punojë me njerëzit e Tajvanit për të promovuar zhvillimin paqësor dhe të integruar të marrëdhënieve ndërshkurtuese, të kontribuojë në mirëqenien e njerëzve në të dy anët e ngushticës së Tajvanit, të kundërshtojë me vendosmëri "pavarësinë e Tajvanit" dhe ndërhyrjen e huaj dhe të përpiqet për perspektiva të ndritshme për përtëritjen e kombit kinez”, tha Zhu Fenglian.

Bie në sy se linja editoriale e propogandës mediatike amerikane si para ashtu edhe pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve ka qenë konstante e karakterizuar nga nxitja e ndjenjave kundër atdheut të vërtetë të popullit tajvanez, Republikës Popullore të Kinës.  Në faqet e shtypit amerikane e të disa mediave të tjera perëndimore zinin vend deklamimet e figurave anti-patriotike që trumpetonin ‘rrezikun kinez’.

Por, nga ana tjetër, duke shqyrtuar agjenci të ndryshme të lajmeve të binte në sy se citoheshin deklarata të kandidatëve lokalë sipas disa prej të cilëve çështja e Kinës nuk ishte një çështje e zgjedhjeve lokale. Agjencia Reuters, për shembull, citonte një kandidat lokal pak para zgjedhjeve të kishte thënë se “zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me një pushtim kinez”.  Për më tepër shumë prej kandidatëve lokalë hidhnin poshtë paralelizmat okulte midis luftës në Ukrainë e gjoja kërcënimit kinez ndaj Tajvanit.

Deri në momentet që po shkruaj këtë shënim nuk kam konstatuar ndonjë deklaratë zyrtare të Uashingtonit lidhur me zgjedhjet lokale në Tajvan. Mund të ketë shumë arsye që do te jetë rasti për ti analizuar në kohën e duhur, por me të drejtë lind pyetja: a është kjo shmangie apo vonesë në shprehjen e ndonjë qëndrimi zyrtar nga Uashingtoni rezultat i zotimeve të Presidentit amerikan Joe Biden bërë në takimin me Presidentin kinez Xi Jinping në marxhinat e Samitit të G20 në Bali më 21 nëntor 2022?

Të përmbledhura janë ‘5 nuk’ të Bidenit të deklaruara botërisht në atë takim me kreun e shtetit kinez si më poshtë: 

SHBA nuk kërkon një Luftë të re të Ftohtë, nuk kërkon të rigjallërojë aleancat kundër Kinës, nuk mbështet "pavarësinë e Tajvanit", nuk mbështet "dy Kina" ose "një Kinë, një Tajvan" dhe nuk ka ndërmend të ketë një konflikti me Kinën.

Taipei, kryeqendër e rajonit të Tajvanit të Kinës(Foto:VCG)

Taipei, kryeqendër e rajonit të Tajvanit të Kinës(Foto:VCG)

Për lehtësi të lexuesit po dalloj qëndrimin e deklaruar më të fundit të presidentit amerikan mbi Tajvanin kur theksoi se SHBA nuk mbështet "pavarësinë e Tajvanit", nuk mbështet "dy Kina" ose "një Kinë, një Tajvan".

Edhe në një takim që Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Mbrojtjes i Kinës, gjenerali Wei Fenghe pati me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, në Kamboxhia më 22 nëntor shefi i mbrojtjes kineze i parashtroi homologut të tij amerikan edhe një herë vijën e kuqe të çështjes së Tajvanit pasi presidenti kinez Xi Jinping e kishte bërë këtë me Presidentin e SHBA Joe Biden në samitin e G20 në Bali, Indonezi.

Wei i përsëriti Austinit qëndrimin e vendosur të Kinës për çështjen e Tajvanit duke theksuar se çështja e Tajvanit është thelbi i interesave thelbësore të Kinës dhe vija e parë e kuqe e pakapërcyeshme në marrëdhëniet Kinë-SHBA. Tajvani është Tajvani i Kinës dhe zgjidhja e çështjes së Tajvanit është çështje e vetë popullit kinez dhe nuk shkakton asnjë ndërhyrje të huaj.

Fraza të ngjashme u përdorën për herë të parë nga Xi në takimin e tij me Biden javën e kaluar, pasi Xi theksoi se çështja e Tajvanit është në thelb të interesave thelbësore të Kinës, themeli i themelit politik të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe vija e parë e kuqe që nuk duhet të kryqëzohet në marrëdhëniet Kinë-SHBA.

Wei i tha gjithashtu Austin se ribashkimi i plotë i Kinës duhet dhe mund të realizohet, dhe ushtria kineze ka shtyllën kurrizore, besimin dhe aftësinë për të mbrojtur me vendosmëri bashkimin kombëtar.

Gjatë njëfarë kohe, SHBA-ja ka mjegulluar, zbrazur dhe shtrembëruar politikën e saj për një Kinë, duke i shitur shpesh armë ishullit të Tajvanit, duke ndihmuar në trajnimin e trupave të ishullit dhe duke dërguar zyrtarë të lartë në ishull, gjë që përshkallëzoi më tej tensionet në Tajvan.

Zgjidhja e çështjes së Tajvanit ka qenë gjithmonë një objektiv i rëndësishëm në zhvillimin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) dhe siç u dëshmua në stërvitjet e "rrethimit të ishullit" në gusht, (UÇP) është plotësisht në gjendje të mbyllë ishullin nga ndërhyrjet e jashtme ushtarake, një ekspert ushtarak me bazë në Pekin, i cili kërkoi anonimitetin i tha Global Times më 22 nëntor. SHBA duhet të kuptojë se ndërhyrja ushtarake në çështjen e Tajvanit është lojë me zjarrin dhe nuk do të përfundojë mirë për të, tha eksperti.

Duke iu rikthyer edhe njëherë qëndrimit të hapur dhe të sinqertë i bërë publik nga nivele të larta të diplomacisë së Pekinit lidhur më zgjedhjet lokale në rajonin e Tajvanit jam i mendimit se shprehja e një qëndrimi të tillë për ngjarjet më të fundit është e drejta më sovrane e Kinës sepse, në fund të fundit, ishulli tajvanez është pjesë integrale e patjetërsueshme e territorit të këtij vendi aziatik që në kohët më të lashta. Kësisoj për Pekinin zyrtar ka rëndësi zhvillimi paqësor i marrëdhënieve ndërshkurtuese sikurse edhe kundërshtimi ndaj çdo ndërhyrje të huaj, duke shikuar nga e ardhmja e ribashkimit të tërë vendit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Është brenda çdo logjike që bashkëpatriotët në Tajvan të kenë vëmendjen e autoriteteve qëndrore te Kinës kontinentale dhe të jenë të shqetësuar nga përpjekjet për ta kthyer më tej atë tokë kineze në bazë ushtarake amerikane sikurse punohet nga qarqet militariste amerikane edhe pas vizitave të emisarëve të tyre pas udhëtimit në Tajpeh të Pelosit. 

Populli kinez nuk mund të pajtohet me taktikën dredharake amerikane që në rastin më të keq të ruajë statuskuonë dhe të vendosin SHBA si palë në të ashtuquajturin trekëndësh Kinë-Tajvan-SHBA. Uashingtoni nuk mund të jetë palë në këtë problem që i takon popullit 1.4 miliard kinezësh ta zgjidhë dhe Presidenti amerikan Biden si burrë shteti i një fuqie të madhe duhet tu përmbahet 5 ‘nuk-ave’ të deklaruara botërisht në Bali të Indonezisë. Nuk i takon Uashingtonit që të vendosë se a duhet mbajtur situata e pandryshuar në ngushticën e Tajvanit dhe nëse veprimet e njëanshme të secilës palë për të ndryshuar gjendjen duhen shmangur.

Rrugëzgjidhja vjen nga kinezët se bëhet fjalë për vendin e tyre, dhe sikurse ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të amerikanëve apo të vendeve të tjera edhe ata duhet ti mbajnë duart larg nga e gjithë tërësia territoriale e Kinës. Çdo alternativë tjetër aventureske është e dështuar dhe me pasoja të paparashikuara, dhe një gjë të tillë nuk e duan as qytetarët e rajonit të Tajvanit, të cilët po i shikojnë gjërat qartë e më qartë!