Raj Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore sheh rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme me Mongolinë
2022-11-29 15:55:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në dhjetë muajt e parë të vitit, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore pa rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme me Mongolinë fqinje, thanë autoritetet lokale, njofton “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, vlera totale e importit dhe eksportit në Mongoli ishte 35.43 miliardë juanë (rreth 4.95 miliardë dollarë amerikanë), 31.1 për qind më shumë nga viti në vit, duke arritur një nivel të ri në pesë vitet e fundit, sipas Doganës Hohhot.

Rajoni i Mongolisë së Brendshme importoi 19.13 miliardë juanë qymyr nga Mongolia, 150.1 për qind më shumë nga viti në vit.

Që nga fillimi i këtij viti, Dogana Hohhot ka kryer operacione të ngritjes së kontejnerëve dhe transportit të segmentuar në portet kufitare tokësore nën juridiksionin e saj, gjë që ka siguruar me sukses transportin e qetë ndërkufitar të mallrave me premisën që shoferët e huaj të mallrave mos të hyjnë në vend, duke ulur rrezikun e transmetimit të epidemisë dhe duke nxitur rritjen e shpejtë të importeve të qymyrit. (Fatosi)