Tuneli i parë nënujor i Azisë Jugore shënon përfundimin e pjesshëm në Bangladesh
2022-11-29 15:18:02

Një tunel nënujor në Bangladesh i ndërtuar nga një kompani kineze ka shënuar përfundimin e punimeve të kalimit të tij jugor, njofton “Xinhua”.

Foto:Xinhua

Grykëderdhja e lumit Kanapuri në qytetin Chittagong(Foto:Xinhua)

Tuneli Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman, i pari nënujor në Azinë Jugore, ndodhet në grykëderdhjen e lumit Kanapuri në qytetin Chittagong dhe lidh brigjet lindore dhe perëndimore të lumit Kanapuri.

I ndërtuar nga “China Communication Construction Co Ltd”, tuneli është i gjatë 9.3 km me një shpejtësi projektimi prej 80 km në orë. Projekti u mbështet nga Banka e Eksport-Importit të Kinës me kredi preferenciale.

Ceremonia e përurimit(Foto:Xinhua)

Ceremonia e përurimit(Foto:Xinhua)

Tuneli i përuruar(Foto:Xinhua)

Tuneli i përuruar(Foto:Xinhua)

Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina, duke folur nga rezidenca e saj zyrtare Ganabhaban në Dhaka, vlerësoi të gjitha përpjekjet e përfshira në ndërtimin e projektit.

Ambasadori kinez në Bangladesh, Li Jiming, tha se ky tunel do të optimizojë ndjeshëm transportin lokal dhe do të lehtësojë lidhjen midis Bangladeshit dhe vendeve fqinje, duke demonstruar rolin kryesor të Bangladeshit në lidhjen rajonale dhe një qendër midis vendeve të “Një brez, një rrugë”.

Projekti është gjithashtu tuneli i parë mbrojtës nënujor me diametër të madh i ndërmarrë nga një kompani kineze jashtë shtetit. (Fatosi)