Një mbishkrim guri i dinastisë Ming u zbulua në veri të Kinës
2022-11-29 15:54:46

 

Mbishkrimi guri i zbuluar(Foto:Xinhua)

Punëtorët e relikteve kulturore në provincën Hebei të Kinës veriore kanë zbuluar një mbishkrim guri 427-vjeçar që përshkruan me detaje ndërtimin e një tempulli, njofton “Xinhua”.

Mbishkrimi i dinastisë Ming (1368-1644) u gjet në një pjesë guri, 3.2 metra e gjatë, 1 metër e gjerë dhe 30 centimetra e trashë, në fshatin Daying të qytetit Daliuzhuang në qarkun Linxi, sipas departamentit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të qarkut.

Ana e përparme e reliktit përshkruan emrin e një tempulli taoist dhe pjesa e pasme ka 596 karaktere kineze që prezantojnë procesin e ndërtimit dhe aktivitetet ceremoniale përkatëse.

Zhang Xia, kreu i Institutit të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore të qarkut, tha se zbulimi është një mbishkrim i rrallë biografi tempulli, i plotë në formë dhe i lexueshëm në një kontekst teksti. Ai është domethënës për të kuptuar kulturën dhe zakonet e asaj kohe. (Fatosi)