PLA paralajmëron kryqëzorin amerikan të largohet nga ujërat territoriale të Kinës
2022-11-29 16:49:24

“USS Chancellorsville”

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) bëri të ditur të martën se kishte paralajmëruar kryqëzorin amerikan me raketa “USS Chancellorsville” të largohej nga ujërat territoriale të Kinës ndërsa lundronte pranë ishujve Nansha.

"Hyrja e paligjshme" e “USS Chancellorsville” u bë pa miratimin e qeverisë kineze, tha zëdhënësi i Komandës së Zonës Jugore të PLA-së Tian Junli, duke shtuar se PLA e ka ndjekur dhe mbikëqyrur kryqëzorin si nga ajri,  ashtu edhe nga deti.

Veprimet e ushtrisë së ShBA-së kanë shkelur seriozisht sovranitetin e sigurinë e Kinës dhe shërbejnë si prova të mëtejshme se ShBA-ja po e militarizon Detin e Kinës Jugore, duke dëshmuar plotësisht se ajo është "krijuese e rrezikut ndaj sigurisë" në rajon, theksoi Tian.

Sovraniteti i Kinës mbi ishujt Nansha dhe ujërat pranë tyre është i pamohueshëm, tha ai, duke shtuar se Komanda e Zonës Jugore do të mbetet në gatishmëri të lartë dhe do të mbrojë me forcë sovranitetin e sigurinë kombëtare, si edhe paqen e qëndrueshmërinë rajonale.(Artan)