Xi, letër urimi për Forumin e 4-t të Biznesit Energjetik Kinë- Rusi
2022-11-29 19:09:20

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të martën një letër urimi Forumit të 4-t të Biznesit Energjetik Kinë- Rusi.

Xi Jinping-u vuri në dukje se bashkëpunimi energjetik Kinë-Rusi është një gur themeli i rëndësishëm i bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve dhe një forcë pozitive për ruajtjen e sigurisë globale të energjisë. Përballë rreziqeve dhe sfidave të jashtme, Kina dhe Rusia kanë forcuar komunikimin e bashkëpunimin dhe kanë promovuar projekte të mëdha bashkëpunimi, duke demonstruar qëndrueshmërinë e madhe të bashkëpunimit energjetik ndërmjet të dy vendeve dhe perspektivat e gjera të partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik kino-rus në epokën e re. Kina është e gatshme që, bashkë me Rusinë, të shpejtojnë krijimin e marrëdhënieve më të ngushta të bashkëpunimit energjetik, të promovojnë zhvillimin e energjisë së pastër e të gjelbër, të ruajnë së bashku sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe stabilitetin e zinxhirëve industrialë e të furnizimit dhe të japin kontribute të reja për zhvillimin afatgjatë, të shëndetshëm e të qëndrueshëm të tregut ndërkombëtar të energjisë, vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Po atë ditë, edhe presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një letër urimi këtij forumi. (Çang Çuo)