3 agjenci reklamash në Japoni të përfshira në skandalin e manipulimit të ofertave olimpike
2022-11-29 14:54:09

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Prokurorët e Tokios dhe Komisioni i Tregtisë së Drejtë të Japonisë bastisën të hënën selinë e firmës kryesore të reklamave “Hakuhodo Inc.”, në lidhje me mashtrimin e dyshuar të ofertës për Lojërat Olimpike të Tokios të mbajtura vitin e kaluar, njofton “Xinhua”.

Mësymja në firmën e dytë më të madhe të reklamave në Japoni vjen pas bastisjes së firmës më të madhe në vend “Dentsu Inc.” të premten.

Së bashku me një agjenci tjetër reklamimi, “ADK Holdings Inc.”, që pranon fajësinë e saj në skandalin e zgjeruar, të tre firmat më të mira të reklamave të Japonisë janë tani të implikuara në skandalin e manipulimit të ofertave për të drejtat për të organizuar testime për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Tokios të vitit të kaluar.

Prokurorët dyshojnë se dhënia e kontratave në ofertat e hapura të mbajtura për të drejtat e organizimit të 26 eventeve testuese për agjencitë reklamuese të përfshira në skandal, nëntë kompani dhe një konsorcium, janë manipuluar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Burime të informuara kanë thënë se vlera totale e kontratave kap vlerën e më shumë se 500 milionë jen (3.6 milionë dollarë amerikanë).

Bastisjet janë më të fundit në një varg skandalesh ryshfetesh të lidhura me Lojërat, me kërkimet e fundit nga autoritetet e kryera me dyshimin për kufizim të padrejtë të tregtisë.

Akuzat e vazhdueshme për ryshfet lidhur me një nga eventet më të mëdha sportive në botë kanë dëmtuar imazhin e firmave të dyshuara, së bashku me ish-anëtarët e komitetit organizues ekzekutiv të lojërave në Tokio, të dyshuar gjithashtu për marrje ryshfeti. (Fatosi)