Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të vizitojë Kinën më 1 dhjetor
2022-11-28 18:38:45

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të vizitojë Kinën më 1 dhjetor, njoftoi të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying. 

Ky është takimi i parë zyrtar ndërmjet udhëheqësit kinez dhe drejtuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian pas Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian në një konferencë shtypi të hënën.

Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve të saj me Evropën dhe mirëpret të punojë me palën evropiane për të forcuar komunikimin strategjik dhe për të krijuar konsensus, duke nxitur së bashku zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm e të vazhdueshëm të marrëdhënieve kino-europiane dhe duke i dhënë stabilitet situatës komplekse dhe të trazuar ndërkombëtare.

Gjatë takimit mes tyre, të dy udhëheqësit do të kenë një shkëmbim të thellë pikëpamjesh mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të ndërsjellë, theksoi Zhao.(Artan)